Një person është goditur dje nga një veturë me ç’rast ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësorë, shkruan Gazeta Express.
Mirëpo ngasësi i veturës me të cilën u godit mitrovicasi menjëherë pas aktit të kryer, ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Mitrovicë.
“Rr. Mbretëresha Teutë, Mitrovicë 21.01.2021 – 12:00. Raportohet se një i dyshuar i panjohur deri sa ka qenë duke lëvizur me veture, ka goditur këmbësorin-viktimën mashkull kosovar dhe është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti pas pranimit të tretmanit mjekësor, është liruar në shtëpi”, ka njoftuar policia.