Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në fshatin Vitomiricë në Pejë një këmbësor ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një veturë derisa ishte duke ecur skaj rrugës.
I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Një mashkull K/Shqiptar ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një veturë derisa ishte duke ecur skaj rrugës. V
iktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.