Policia njofton se në fshatin Bajgorë të Mitrovicës, ka ndodhur nj aksident me ç’rast ka humbur jetën një këmbësore.
Sipas raportin të Policisë personi që me veturën e tij goditi këmbësoren për vdekje, është arrestuar.
“Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe gjatë trajtimit mjekësor në QKUK, e njëjta ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.