Një titan i industrisë së automobilizmit, Carlos Ghosn, po e sheh fundin e punës së vet. Ghosn, njeriu që krijoi atë që njihet si autoprodhuesi më efektiv në botë, u arrestua në Japoni më 19 nëntor. Arrestimi është një goditje e jashtëzakonshme për një njeri që njihet si një prej drejtuesve më të fuqishëm në industrinë e automobilave.
Ghosn ishte cilësuar si më meritori për ringjalljen e kompanisë japoneze të automobilave “Nissan” dhe “Renaultit” të Francës, në një aleancë që më vonë u zgjerua duke përfshirë edhe “Mitsubishi Motors” të Japonisë. Vitin e shkuar, tri kompanitë shitën 10.6 milionë automobila.
Arrestimi ishte një “kroshé” për industrinë e cila po përballet me luftëra tregtare në nivel botëror, me një tranzicion drejt automobilave elektrikë si dhe me garë të fuqishme nga kompanitë jotradicionale.
Një hetim i brendshëm në “Nissan” gjeti se Ghosn kishte fshehur të hyrat prej autoriteteve japoneze. “Nissani” bashkëpunoi me prokurorët, që thanë se Ghosni kishte deklaruar para autoriteteve vetëm gjysmën e 88 milionë dollarëve që kishte marrë si pagesë në periudhën 2011-2015.