Pandemia ka lënë dëme të pariparueshme në institucionet e kulturës, por që ndihma financiare për këtë sektor dhe komunitetin artistik do të vazhdojë edhe më tutje, kështu tha për Ekonomia Online Jehona Shyti, drejtoreshë e Departamentit të Kulturës në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Shyti thotë se këto institucione janë një nga sektorët që janë prekur më së shumti nga pandemia, pasi masat për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19 kanë zvogëluar edhe më shumë numrin e publikut.
“Sigurisht që pandemia me Covid-19 ka lënë pasoja të mëdha jo vetëm në sektorin e kulturës por në të gjithë sferat në shtet. Sigurisht që kultura është një nga sektorët që është prek më së shumti, për faktin se vendimet e para që janë marr për kufizime edhe për masa e kanë prek direkt sektorin e kulturës, dmth aktivitetet e kulturës në shumicën e rasteve kanë qenë të ndaluara ose tash së fundi të lejuara me një masë kufizuese, ku edhe pjesëmarrja në prova në ushtrime edhe në performanca dhe shfaqje prania e publiku duhet të jetë në masën 30 për qind që do të thotë është shumë kufizuese dhe në një formë e ka dëmtu shumë sektorin e kulturës, ju e dini që në kuadër kemi një numër të konsiderueshëm të institucioneve kulturore, dhe sigurisht që këto institucione janë dëmtu për faktin që s’kanë arritë ta përmbushin planifikimin, programin e repertorin të cilin e kanë pasë të parapame për këtë vit. Buxheti që ka qenë i planifikun për mbajtjen e këtyre aktiviteteve sigurisht që nuk është shpenzu, dhe normalisht që kur nuk shpenzohet buxheti, sigurisht që dëmet janë jo vetëm tek performanca por edhe tek njerëzit që janë të angazhuar në dhënien e këtyre aktiviteteve. Konsiderojmë që dëmet përnime janë të pariparueshme, jo vetëm nga ana artistike kulturore por edhe nga ana psikologjike”, tha ajo.
Mirëpo, sipas Shytit, lehtësimi i masave në muajin qershor, ka sjellë entuziazëm tek artistët pasi kanë filluar të kyçen në aktivitetet e tyre kulturore.
“Deri në muajin qershor kanë qenë plotësisht të ndaluara aktivitetet kulturore ndërsa nga muaji qershor kanë filluar, e dini që nuk është e lehtë me u mbajtë aktivitete kulturore pa përgatitje paraprake, për të cilat edhe ato kanë qenë të ndaluara, pas një pjesë e aktiviteteve janë në numër më të mëdha të njerëzve për t’i përgatitë shfaqjet e baletit, teatrit, filarmonisë. Në momentin që është leju ata kanë nis përgatitjet dhe ka qenë një entuziazëm edhe te njerëzit po nuk ka qenë e lehtë për faktin që kjo pandemi është shumë prezente tek shumë njerëz dhe gjithmonë në vazhdimësi ka pasë infektime të artistëve, por prej momentit që kanë fillu përgatitjet është duke u parë një disponim më ndryshe, një lloj ringjallje tek këta edhe pse jo në masën e dëshiruara dhe të planifikuar ka pasë aktivitete nga të gjitha institucionet kulturore, normalisht me respektimin e masave, ka pasë zhvillim të aktivitete. Por edhe tek shikuesit është parë një llojë entuziazti pasi njerëzit kanë harru me shku gjatë këtij viti dhe me përcjell një aktivitet kulturor dhe sigurisht që vërehet dëmi apsolutisht tek gjithë secili”, u shpreh ajo.
Ndërsa, drejtoresha artistike e festivalit “Prishtina International Theater Festival”, Burbuqe Berisha tha për Ekonomia Online se edhe pse pandemia ka stagnuar shumë shfaqje teatrale, artistët janë munduar ta mbajnë kulturën gjallë duke zhvilluar punën e tyre online.
“Do me thënë pandemia qysh ka ndiku në secilën sferë të jetës ka ndiku shumë edhe në teatër edhe mendoj që kjo edhe sidomos masat që kanë qenë mjaftë rigoroze dhe teatri në një farë forme dhe kinemaja kanë qenë thuajse të përjashtume nga puna e tyre që e bëjnë edhe ajo ndikon shumë, por ajo dashnia e madhe e artistave është diçka tjetër gjithmonë edhe unë kom pa shumë të ri dhe të reja që nuk kanë nejt duarkryq kanë zhvilluar punën e tyre edhe online kanë tentuar me bo shfaqje online mandej teatri kombëtarë është angazhu dhe e ka bërë platformën e vet të cilat krejt shfaqjet e të gjithave teatrove të Kosovës janë shfaq online por nuk ka pasë naj produksion. Dhe kjo që nuk ka pasë produksion i ka dëmtu ata që nuk kanë qenë të punësuar, do të thotë artistët e lirë i ka dëmtu në anën financiare. Kjo është një dëme i pariparueshëm në një farë forme për vitin 2020”, tha Berisha.
Respektimi i distancës ulë numrin e shikuesve, mirëpo Berisha shpreson se do të bëhet një organizim i mirë që ata që janë të interesuar për teatër të mund t’i ndjekin shfaqjet.
“Hera e parë që për vitin 2020 kom pa shfaqje dhe kam qenë e mahnitur sepse edhe më kish pas marr malli me pa një shfaqje edhe me shku shumë mirë ish organizu edhe ulja edhe gjithçka tjetër. Mendoj që me një organizim të mirë mundet m’u rikthy shikuesit në teatër normal jo në përmasat qysh na kemi kërkuar, gjithmonë jemi anku që s’kemi shikueshmëri atëherë në qatë ankesë te marrin si dobi ata që dojnë me pa teatrin atëherë të krijohen masat që duhet m’i pas për shkak të Covidit dhe të respektohet masat dhe të kemi shikues sa ma shumë ne teatër”, tha ajo.
“Gjithë sesi do me thënë jeta teatrore në shumë sfida të mëdha që ka kalu edhe njerëzimi edhe populli jonë ose vendi jonë, jeta teatrore nuk është ndalë asnjëherë dhe nuk besoj që do të ndalet tash e mas, unë besoj që jemi ne fund të pandemisë veç se vaksina është zbulu dhe gjanat në vitin 2021 kanë me qenë shume ma të lehta dhe për neve dhe për të gjithë’, shtoi regjisorja kosovare.
Megjithatë, Berisha thotë se artistët e lirë nuk janë mbështetur gjatë kohës të pandemisë por vetëm tani së fundi kur është hapur thirrja për ndihmë financiare nga institucionet e vendit.
“Teatri Kombëtarë që është nën ombrellën e Qeverisë së Kosovës do të thotë Ministrisë së Kulturës është mbështet mjaftë do me thënë vazhdimisht pavarësisht që ndoshta nuk kanë prodhu shfaqje por ata që janë të punësuar aty kanë marrë paga e krejt. Problemi kryesor është në mbështetjen e artistave të lirë për artistat e lirë ende tash është hap një thirrje që në fakt është një 5 milionësh që Qeveria ka premtu që do të ndahet për artistat e lirë, tash është bërë ajo thirrje deri tash për artistat e lirë s’ka pasë asgjë. E na mundemi me thanë që një 10 përqindësh i vogël është brenda institucioneve që punohet në teatrin kombëtarë kurse 90 përqindëshi tjetër janë artista të lirë”, shtoi ajo.
Në anën tjetër, drejtoresha e Kulturës thekson se edhe pas kësaj thirrje, ndihma për komunitetin artistik do të vazhdojë edhe më tutje.
“Sektori i kulturës ka qenë i përkrahur me një pjesë të buxhetit nga fondi i Rimëkëmbjes, ne kemi pas një thirrje publike për mbështetjen e artistëve individual dhe po besoj që do të bëjmë shpalljen publike të përfituesve dhe nga biseda që kemi pa ndihma do të vazhdojë edhe më tutje, se ndoshta pandemia falë vaksinës do të zhduket por pasojat do të mbesin dhe normalisht ka me pasë nevojë edhe për një kohë për fonde të këtilla dhe masa m’i ndihmu të gjithë sektorët për rimëkëmbje e sidomos sektorin e kulturës, sepse është ndër ma të prekurit pasi pak kanë arrit me marrë donacione e sponzorizime gjatë kësaj periudhe sepse donacione dhe sponzorizimet përveç sektorit publik që i bëjnë, po ashtu edhe shume biznese e kompani private japin, ndërkohë që dihet se ato kanë pasë probleme për vete me qëndru në këmbë dhe sigurisht që duhet me vazhdu ndihma”, tha ajo.
Tutje, Zhyti thotë se shpreson që nuk do të ketë zvogëlim të buxhetit për vitin 2021 për Ministrinë e Kulturës.
“Buxheti ende nuk është miratuar, ne e kemi dërgu propozimet tona, përkundrazi kemi kërkuar rritje, nga informatat deri më tani nga strukturat që ka kalu nuk ka zbritje të buxhetit dhe besojmë që edhe në miratimin përfundimtar nuk do të ketë zbritje”, u shpreh ajo.