Mario Gotzes i skadon kontrata me Dortmundin në fund të këtij muaji dhe do të largohet si lojtar i lirë. Për mesfushorin ofensiv ka shprehur interesim Atletico Madridi, me trajnerin Diego Simeone, që e dëshiron në skuadër 28-vjeçarin.
Sipas “Bildit”, Gotze do të ketë ulje të konsiderueshme të pagës. Te Dortmundi, Gotze ka marrë 10 milionë euro në sezon, kurse klubi nga Madridi është i gatshëm të paguajë 2 milionë euro në sezon për futbollistin aktual të Dortmundit.