Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi, ka realizuar gol ndaj Cardiffit në xhiron e katërt të Premier Ligës për t’i dhuruar epërsinë skuadrës së tij.
Ai shënoi në minutën e 11-të, pas harkimit të futbollistit tjetër shqiptar të Arsenalit, Granit Xhaka.
Mustafi më pas festoi me shqiponjë.
Rezultati aktual i ndeshjes është 0 me 1 në të mirë të “Topçinjve”.