Golashënuesit më të mirë në Euro 2020: Schick e barazon Ronaldon

Prishtinë | 04 Kor 2021 | 10:52 | Nga Ekonomia Online

Patrik Schick e pa barazuar Cristiano Ronaldon në listën e golashënuesve më të mirë deri tani në Euro 2020, pasi e shënoi golin e pestë në humbjen e Republikës së Çekisë 2:1 kundër Danimarkës në çerekfinale të shtunën.

Por Schick nuk do të mundë ta kalojë Ronaldon duke qenë se, njëlloj si portugezi, edhe ai është eliminuar tashmë nga turneu i verës.

Pas tyre ngelin Karim Benzema, Emil Forsberg dhe Romelu Lukaku, të cilët i kanë shënuar nga tri gola, por edhe ekipet e tyre janë eliminuar tashmë nga Kampionati Evropian, derisa Harry Kane me tri gola mbetet ende në garë për të shënuar.

Schick nuk ia doli ta ndihmojë Çekinë ta bëjë një rikthim sensacional, pasi Danimarka triumfoi dhe kaloi në gjysmëfinale, ku do të përballet me Anglinë të mërkurën në Wembley.

Prandaj, sulmuesi i Bayer Leverkusenit nuk do ta ketë mundësinë ta kalojë Ronaldon në garë për këpucën e artë në Euro 2020.

Sipas rregullave të UEFA-s, kur dy futbollistë e kanë numrin e njëjtë të golave, atëherë shikohen dy kritere, asistet dhe minutat e zhvilluara.

Ronaldo e ka përparësinë, sepse e ka bërë një asist dhe ka luajtur më pak minuta sesa Schick, i cili nuk ka asnjë asist, po ashtu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme