Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, është mjaft aktiv dhe i hapur me fansat e publikun në rrjete sociale.
Ai ndan imazhe e video të ndryshme teksa nuk mungon me postime edhe nga përditshëmria, siç ka ndodhur me këtë të fundit.
I njëjti duket se po qëndron në vendlindjen e tij Preshevë dhe tregon se ka vizituar varrin e të atit që ndërroi jetë shumë vite më parë.
Në postimin e ndarë në rrjete sociale, Arian Agushi (emri i vërtetë) thotë se ndjen mall të madh për të.
“I madhi Zot e di sa më ka marrë malli”, ka shkruar ai.
Në fillim të këtij viti, reperi theksoi se vizitoi varrin e të atit pas tri vitesh pasi që një kohë nuk i lejohej të shkonte në Preshevë.
Ai tashmë është bërë edhe baba i një djali të quajtur, Gueril.