75 vjet pas dhjetorit të vitit 1939, kur pati premierën “LIFE.com” paraqet foto nga seti i filmit të mrekullueshëm “Gone With the Wind” (Iku me erën”.
Si më i madhi film hollivudian mbi luftën civile, prodhimi epik po i afrohet ditëlindjes së 75-të.
Mbase është momenti më i mirë për të hedhur sytë pas në filmin që Roger Ebert, në vitin 1998 teksa i jepte katër yje, e quante “një pikë referimi për filmin”.
“Gone With the Wind” ka pasur premierën më 15 dhjetor 1939, në Atlanta. “Është shkruar se ‘Gone With the Wind’ “paraqet një pamje sentimentale të Luftës Civile, në të cilën lufta u zhvillua jo aq shumë për të mposhtur forcat e konfederatës dhe lirimin e skllevërve, sa për t’i dhënë Scarlett O’Harës atë që ajo meritonte. Ne e kemi ditur me vite këtë; nostalgjia është shpërndarë gjithkund”, ka thënë Ebert.
“Ai është ende një pikë referimi mbi filmin, thjesht sepse e tregon një histori të mirë dhe e tregon atë mrekullisht mirë”.