Konjufca: PAN-i po “blen kohë”, sepse iu mungojnë votat

Prishtinë | 09 Gus 2017 | 11:41 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca ka thënë se koalicioni PAN po kërkon shtyrjen e seancë konstitutive ngase po mundohet që të blejë kohë se nuk i ka siguruar votat e mjaftueshme për krijimin e institucioneve.

“Takime janë për qëllime të PAN për me ble kohë për aq sa ju duhen me ble deputet qoftë Teuta Rugovën qoftë edhe të tjetër atyre po u duhet kohë sepse nuk i kanë numrat. Kompetencat e kryesuesit dhe më duhet që kryesuesi tha që ai të përkujdeset për efektivitetin e seancës konstitutive. Interesi i Kosovës është që kjo seancë të përfundoj sa më shpejt por kjo s’po përfundon sepse ata si kanë numrat për Kadri Veselin, pra e gjithë Kosova ka mbetur peng shkaku i Kadri Veselit”, tha Konjufca.

Konjufca, ka komentuar deklarimet e Avdullah Hotit të LDK-së ku thotë se ”Vetëvendosje duhet të kërkojë falje për veprimet e dhunshme të bëra më parë”.

Konjufca këto deklarime i ka quajtur naive dhe të pamatura. Madje sipas tij, deklaratat e Hotit, mund të përkeqësojnë bashkëpunimin në mes LDK-së e Vetëvendosjes.

 

Të ngjashme