Google aplikon ndryshime vizuale në aplikacionin Android të fotos

Prishtinë | 06 Shk 2017 | 09:28 | Nga

Nëse jeni një përdorues i rregullt i Google Photos, mos u trembni kur të shikoni gjërat në rreshtuara në një mënyrë tjetër ditën e sotme.

Një përditësimi i ri vjen me ndryshime të ndërfaqes dhe strukturës megjithatë gjërat më interesante nuk janë ato që shihen me syrin e lirë. Sigurisht ndryshimet vizuale qëndrojnë në krye. Kur hapni seksionin e albumeve do të shikoni më shumë foto në pamjen e parë.

Në vend të një imazhi gjiganti i cili përfaqëson albumet tuaja që keni krijuar do të vëreni një seksion të fotove në telefon i cili grumbullon imazhe të realizuar nga kamera ose ekrani i telefonit.

Android Police tha se Google do të sjellë një tjetër veçori të rëndësishme e quajtur “Auto Stories.

”Me këtë të fundit, sipas Android Police, përdoruesit kanë mundësi të krijojnë një proces të automatizuar në krijimin e albumeve dhe përmbajtjeve që do të grumbullojnë. Ky proces përcaktohet nga hartat e vendndodhjes, datat, grupe fotosh, hashtag etj. Gjithashtu aplikacioni së shpejti do të ketë një veçori “Nearby.”

Me shumë gjasa do të shërbejë për të na ndihmuar të ndajmë foto me njerëzit përreth nesh por gjithashtu tu kujtojë atyre kujtime nga e kaluara.

Përditësimi duhet të jetë i disponueshëm për të gjithë telefonat Android. Nëse nuk dëshironi të prisni më tepër atëherë shkarkoni APK-në e Google Photos.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme