Burimet e afërta me Google kanë deklaruar se kompania është duke investuar mijëra dollar në filmat e realitetit virtual për të sjellur përmbajtje për shërbimin e ardhshëm, Daydream.
Sipas Bloomberg, Google është duke ndihmuar promovimin e projekteve nga Hulu dhe prodhimin e videove në 360 shkallë nga artistët e YouTube si Dolan Twins dhe Justine Ezarik.
Në vend që të krijoj një pajisje të realitetit virtual që kërkon harduere shtesë si PC ose konsolat e lojëravë për të punuar, Google është duke u fokusuar në sistemet e realitetit virtual që funksionojnë me anë të pajisjeve mobile përmes shfrytëzimit të fuqisë procesuese të telefonit ‘smart’.