Google planifikon që t’i japë fund aplikacionit Allo në vitin e ardhshëm, ka konfirmuar kompania përmes një blogu, raporton CNBC.
Përkundër që ka në përdorim sistemin operativ që dominon në telefonat e mençur, Androidin, Google asnjëherë deri më tani nuk arritur të krijojë një aplikacion për bisedë për të rivalizuar iMessage të Apple apo Messengerin dhe WhatsApp-in e Facebookut.
“Allo” që ishte lansuar dy vjet më parë, do të jetë në funksion deri në mars 2019, me ç’rast përdoruesit do të duhet të shkarkojnë ndonjë bisedë që duan ta ruajnë.