Azhurnimet e sistemit operativ Android bëhen përmes aplikacionit Settings që nga lansimi komercial i platformës në vitin 2008. Megjithatë, kjo do të mund të ndryshojë me lansimin e versionit Android Q më vonë këtë vit. APK-ja e re në Play Store i tregon azhurnimet sistematike të sistemit të vendosura në Download Manager, së bashku me aplikacionet e tjera, shkruan KitGuru.
9to5Google e zbuloi APK-në javën e kaluar, duke vënë në dukje se funksioni System Update është bartur në Play Store në Android Q beta, por e tregoi një proces të ngjashëm kur ishte vendosur në pjesën Settings. Në atë moment, ekzistonin vetëm spekulimet se bëhet fjalë për opsionin System Update siç vërehet tani. Megjithatë, një përdorues i Pixel 3 arriti ta konfirmojë këtë në Reddit, shkruan KOHA Ditore.
Shfrytëzuesi rohanbathla007 e përshkroi procesin si një azhurnim të plotë të sistemit operativ, të kryer brenda Play Store. E gjithë kjo e plotëson simbolin “G” me linjën për përparim poshtë tij, gjë që është pothuajse identike me pamjen aktuale të ekranit System Update.
Përdoruesi thekson se procesi është definitivisht më i shpejtë se azhurnimet e mëparshme ndërsa pajisjes iu deshën më pak se një minutë për ta rinisur sistemin pas një ristartimi automatik.
Është e mundur që ky ndryshim nuk do të jetë ekskluziv për Android Q dhe mund të paraqesë një veprim shumë më të gjerë se ai që Google dëshiron ta menaxhojë me azhurnime në të ardhmen. Pajisjet Pixel padyshim do të jenë të parat që do ta kenë funksionin e ri, ndërsa gjatë konferencës Google I/O do të mund të zbulojmë nëse do të arrijnë edhe në OEM-t eksternë.