Iniciativa qytetare, Gorani, e vetmja organizatë politike e goranëve në Serbi, ka kërkuar nga përfaqësuesit politikë dhe Bashkimi Europian që të përfshihen në dialogun e Brukselit dhe bashkia e Gorës të marrë statusin e distriktit.
Presidenti i Iniciativës së Qytetarëve të Goranit, Orhan Dragash i ka drejtuar një letër, Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministres Ana Bërnabiq, Ministrit të Jashtëm Ivica Daçiq dhe kryediplomates evropiane, Federica Mogherini, me të cilën ua ka bërë të ditur atyre se Kryesia e GIG-ut kohë më parë ka kërkuar që komuna e Gorës të marrë statusin e distriktit, raportojnë mediat serbe.