Gorani: Ky ishte vit i përçarjes, ka familjarë që s’flasin mes vete shkaku i politikës

Prishtinë | 29 Dhj 2021 | 22:37 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Dukagjin Gorani tha në emisionin Pressing në T7 se viti 2021 do të mbahet mend për ndasitë e mëdha politike në shoqërinë e Kosovës.

Gorani thotë se këto ndasi kanë shkaktuar përçarje edhe brenda familjeve.

“Ndasia e shoqërisë e shkaktuar për shkak të mobilizimit politik dhe partiak. Mendoj se ka qenë dukuri e keqe, vazhdon të jetë dhe mendoj se është dashur përnime të angazhohemi që ndasia të kthehet në nivel rivaliteti dhe jo të ndasisë. Gjatë këtij viti kam parë familjarë që ndërmjet vete nuk kanë folur për shkak të dallimeve partiake. E kjo është ekskuzlivisht për shkak të lojaliteteve dhe përkatësive partiake. Këtë nuk e kamë as gjatë 90-tave dhe gjatë çlirimit. Pa nevojë mendoj se shoqëria mundohet të armiqësojë veten. Nëse nuk gjendet një formë e korigjimit, mendoj se shoqëria jonë mund të bie në një situatë të heshtur të konfliktit shoqëror. Që mua personalisht më pengon pasi nuk mendoj se ka dicka kaq të rëndësishme që mundet të ndajë shoqërinë deri në këtë masë. E nuk mendoj asesi se ka dicka të tillë që të ndajë familjarët mes vete, miqtë mes vete, e të ndajë ne “ne” dhe “ata””, thotë ai.

Tutje Gorani thotë se këto ndasi në të kaluarën kanë shkaktuar përçarje të mëdha në shoqëri tjera.

“Për shembull kur shkon njeriu në Sarajevë, kur thonë sarajevasit “ata”, ti e di për kënd mendon. Armiqësia, urrejtja dhe mosdurimi mbetet në atë fjalë. Kam parë gjatë kësaj kohe të fundit se ka një angazhim të madh të mbetet kjo ndasi në shoqërinë tonë. Kishte qenë mirë se sa janë festat, si në këtë rast, të ndalemi e të mirëkuptojmë njëri-tjetrin ashtu që ndasitë të mos kthehen në nivel të armiqësisë. Pasi ato tani vëzhtirë mund të ndalen. Kushdo që e mban mend historinë e këtij nënqielli e di se konfliktet mund të fillojnë për hajgare dhe të përfundojnë në tragjedi të mëdha”.

“Çka po shoh në shoqërinë tonë është se ndonjëherë përdoret një fjalor i kundërshtimeve. Ku duhesh me qenë ose me ne i mirë ose me ata hajn. Kjo formë e shprehjes ma çon mallin e viteve 80-ta kur një ish-shtet u çuan kështu dhe folën kundër njëri-tjetri. Ndonjëherë dueht të ndalesh dhe ta qesësh në perspektivë e të ndalesh e të përbashkohesh me dikë. Rivalitetet partiake janë në demokraci. Por armiqësia e shkakton përçarjen”, përfundoi ai.

Të ngjashme