Gorani parasheh që Kurti do të nxjerrë “nja pako lëmoshe, për me ia ofru elektoratit”

Prishtinë | 05 Pri 2026 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Dukagjin Gorani, opinionist në “Rubikon”, e ka quajtur “kërkesë koti” heqjen e akcizës dhe TVSh-së nga Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe mohuar idenë standarde se qeveritë në Kosovë kanë qenë “për të shpëtuar popullatën.”

Gorani tha se çfarë synon Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “është prodhimi i një pakoje lëmoshe” e cila i përkthehet edhe në mbështetje zgjedhore.

“Kjo kërkesa e LDK-së, për mua, është pak kërkesë koti. Sepse asnjë qeveri nuk është aty me shpëtu popullatën, por për m’i shpëty dhe avancu veten, përmes, ndonjëherë, ndihmesës së popullatës.Çka e ka ndërmend m’e bë Kurti, është me prodhu një pako të lëmoshës. E cila i ofrohet elektoratit, ndërkohë që intervenimi në çmime dhe mirëmbajtja të një tavani, ajo shkon përtej kufijve të elektoratit. Pse m’i ndihmu unë krejt shoqnisë, kur muj selektivisht përmes programit të ndihmesës arrijë efekt elektoral që është fokusi dhe obsesioni i tij i momentit,” tha Gorani.

Të ngjashme