Pas sherrit të radhës me të shoqen, gjen një pistoletë dhe largohet nga shtëpia, për të grabitur një bankë.
Gjithçka po ecte sipas planit por një 70- vjeçar amerikan nga Kansas City, në vend që të arratisej, ju dorëzua një punonjësi sigurie të bankës dhe priti qetësisht ardhjen e policisë.
Protagonisti i ngjarjes së ndodhur të premten e kaluar, siç raporton Reuters, quhet Lawrence John Ripple dhe kur u arrestua nga policia u justifikua me fjalët, “Më mirë të shkoj në burg se sa të rri një orë më shumë në shtëpi me time shoqe”.
Siç raporton noa.al, gjatë grabitjes ai mori 3000 dollarë të cilat ju gjetën nga policia, teksa ai po priste.