Grabitën 800 euro nga studentët në Durrës, policia prangos hajdutin 22 vjeçar

Prishtinë | 25 Nën 2019 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Një 22 vjeçar ka rënë në prangat e policisë ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim si dy autorët e vjedhjes së armatosur në banesën me qira të tre studentëve në Durrës.

Policia njofton se dy grabitësit kanë hyrë të armatosur me thika dhe pas kërcënimeve i kanë marrë tre studentëve një shumë prej 800 eurosh.

“Njëri prej studentëve ka njoftuar Policinë dhe është vënë në ndjekje të autorit. Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, dhe ndihmës së banorëve të zonës është bërë e mundur kapja në flagrancë e njërit prej autorëve, konkretisht  S. A., 22 vjeç, banues në Vlorë, me precedent penal në fushën e vjedhjes. Ndërsa autori i dytë u identifikuar si S. A., banues në Vlorë dhe vijon puna për kapjen e tij,”-njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme