Grabitet ekonomistja e kompanisë private në Tiranë

Prishtinë | 30 Maj 2017 | 09:33 | Nga

Një grabitje ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë. Tre persona të paidentifikuar kanë grabitur ekonomisten e një firme private.

Policia bën me dije se hajdutët kanë marrë shumën prej 10 milionë lekë.

“Më datë 29.05.2017, rreth orës 12:30, në rrugën ‘Memo Meto’, tek ish-Restorant Durrësi’, tre persona të paidentifikuar, i kanë dalë para automjetit tip ‘Volksvagen’, me drejtues shtetasin T. M., i 31 vjeç, dhe shtetases A. P., 33 vjeçe, ekonomiste në një firmë private, i kanë marrë me dhunë shumën monetare prej 10 000 000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 139 e 25 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme