Këmbimorja, pronë e R.SH, është thyer gjatë natës së mbrëmshe, nga ku, sipas deklaratës së pronari, bëhet e ditur se janë vjedhur një shumë e parave rreth 70 mijë euro.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënsi i Policisë Rajonale në Ferizaj, togeri Agim Gashi.
“Më të marr njoftimin për këtë policia e Ferizajt rreth orës 8:10 ka dalë në vendin e ngjarjes. Me këtë rast është intervistuar viktima, pronari i këmbimores, dhe dëshmitarët e rastit. Polcia është duke u marrë me rastn” ka thënë Agim Gashi.
Kjo është vjedhja e dytë që bëhet në këtë rrugë në lokalet të cilat gjenden në qendër të Ferizajt.