Në qytetin e Fushë Kosovës ka ndodhur një grabitje e armatosur në një institucion mikro financiar.
Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, njofton Klan Kosova.
“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një grabitje të armatosur e cila ka ndodhur në një institucion mikro financiar në Fushë-Kosovë”, ka thënë Ahmeti.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore të cilët po merren me rastin.
Të tilla ngjarje janë shpeshtuar kohëve të fundit ku më tragjikja ishte edhe vrasja e policit, Izet Demaj, në përleshje me grabitësin.