Grabitet një barnatore në Prishtinë

Prishtinë | 10 Tet 2021 | 08:48 | Nga Ekonomia Online

Një femër e cila ishte duke punuar në një barnatore në Prishtinë ka raportuar në polici se është grabitur nga një person.

I dyshuari me maskë dhe nën kërcënimin e armës ka arritur që nga arka t’i marrë një shumë të parave që sillet nga 200 deri në 400 euro.

Ai është larguar në drejtim të panjohur.

Ndërkaq nuk raportohet për të lënduar.

GRABITJE E ARMATOSUR

Rr. Bill Klinton , Prishtinë 09.10.2021-20:19. Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në një barnatore, një person i panjohur i maskuar dhe nën kërcënimin e armës, nga arka i ka grabitur një shumë parash rreth 200-400€ dhe është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për lëndime ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Të ngjashme