Një grabitje dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në një market në Prishtinë.
Sipas policisë, punëtorja e këtij marketi ka raportuar se derisa ishte duke punuar aty, një person i panjohur e ka sulmuar dhe nën kërcënimin e thikës, nga kasa ka grabitur një shumë parash dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe ekipi mjekësor ku i ka ofruar tretman mjekësor viktimës.