Një pikë karburanti në fshatin Banullë të Lipjanit është grabitur mbrëmë afër orës 21:00.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, punëtori i kësaj pike, persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve i kanë grabitur 600 euro.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës në pompën e derivateve, persona të maskuar dhe nën kërcënimin e thikave i kanë grabitur para të gatshme 600 euro dhe janë larguar nga vendi ngjarjes. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas viktimës nuk është i lënduar”, thuhet në njoftim.