Disa persona të panjohur në një shtëpi kanë grabitur para të gatshme dhe disa kartela bankare.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 04:25, në Prizren.
Siç thuhet në raport, rasti vazhdon të hetohet.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy persona të panjohur të maskuar kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty i kanë grabitur para të gatshme, disa kartela bankare dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.