Grabitet Prokuroria e Durrësit, vidhen dokumentet e prokurorëve

Prishtinë | 24 Maj 2018 | 09:23 | Nga

Sulmohet për herë të dytë organi i akuzës durrsake.

Natën e kaluar, persona ende të paidentifikuar janë futur në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, që ndodhet në katet e fundit të godinës që e ndan me Gjykatën.

Mësohet se autorët kanë vjedhur dokumente që kanë të bëjnë me hetimet e zyrtarëve të lartë.

Më 8 maj u grabit edhe korrespondenca e prokurorisë, përmes sulmit në mes të ditës të korrierit që sapo e kishte tërhequr atë nga filiali kryesor i postës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme