Një pompë derivatesh në Podujevë, gjatë ditës së sotme është grabitur me armë zjarri nga disa persona.
Pompa e derivateve “Apollonia” në rrugën ‘Brigada’ në Podujevë, sot ka qenë cak i plaçkitjes nga disa persona të armatosur. Grabitja ka ndodhur orën 4 të mëngjesit.
Dy persona me maska dhe nën kërcënimin e armëve kanë detyruar dy punonjës të kompanisë t’i dorëzojnë mjetet financiare në vlerë 300 euro.
Policia e Kosovës është duke i kryer hetimet. Bëhet e ditur se deri tash askush nuk është arrestuar.