Grabitja në Ulipanë, policia arreston 19 vjeçarin

Prishtinë | 11 Mar 2021 | 19:23 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar personin i cili po dyshohet të ketë kryer grabitjen në lagjen Ulpianë në Prishtinë në një institucion mikrofinanciar.

Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila ka njoftuar se është arrestuar një përson lidhur me rastin.

Po ashtu policia ka sekuestruar edhe një armë zjarri.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Rreth orës 17:40 është raportuar për një grabitje të armatosur të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit“ në Prishtinë.Menjëherë pas informatës të gjitha njësitë policore të rajonit të Prishtinës janë aktivizuar me shpejtësi dhe kanë nisur punën e tyre në drejtim të identifikimit të të dyshuarit, marrjes e përpunimit të informacioneve si dhe kanë realizuar një operacion të rrufeshëm për kapjen e të dyshuarit.Ndërmarrja e këtij operacioni të shpejtë si dhe veprimet operativo- hetimore tejet të sofistikuara kanë rezultuar me kapjen dhe arrestimin e personit të dyshuar në ikje e sipër vetëm pak minuta pas ngjarjes.Arrestimi i të dyshuarit; F. R, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,i cili dyshohet me bazë të jetë i implikuar në rastin e grabitjes në fjalë, u krye në lagjen Dardania të Prishtinës përderisa i njëjti po përpiqej t’i shmangej ndjekjes së policisë.Ndërkohë që policia ka arrestuar të dyshuarin, pas kontrollit të ushtruar ka arritur të gjej dhe sekuestroj;• një revole të llojit dhe tipit të veçantë,si dhe• një sasi të konsiderueshme parash, të cilat dyshohet të jenë paratë e grabitura.Aktualisht po vijon puna hetimore me qëllim ndriçimin e të gjitha rrethanave të rastit si dhe ndërlidhjen eventuale të këtij të dyshuari me raste të tjera kriminale.

Sipas Borovcit aktualisht po vijon puna hetimore me qëllim ndriçimin e të gjitha rrethanave të rastit si dhe ndërlidhjen eventuale të këtij të dyshuari me raste të tjera kriminale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme