Rreth orës 10, në filialin e bankës “Raiffeisen” në Shtime, ka ndodhur një grabitje, në të cilën janë përdorur edhe armët e zjarrit, njofton Policia e Kosovës në Ferizaj.
Sipas hetimeve të para nga vendi i ngjarjes, dyshohet se në këtë rast janë të përfshirë së paku katër persona të maskuar, dy prej të cilëve të armatosur me armë të gjata.
Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes, ka pasur edhe të shtëna nga ana e të dyshuarve, ndërkohë që nnuk raportohet për të lënduar.
“Sipas informacioneve të personelit të bankës, dyshohet se grabitësit kanë marrë me vete dy kasaforta me rreth 5 mijë Euro dhe me një veturë janë larguar në drejtim të panjohur. Hetuesit e Sektorit të Hetimeve Rajonale janë duke grumbulluar prova dhe janë vënë në kërkim të të dyshuarve”, thuhet në njoftimin e Policisë.