Grabitje e armatosur në Klinë, dy persona me kallash grabiten 3 mijë euro në një pompë të derivateve

Prishtinë | 18 Sht 2024 | 08:43 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar sot për një grabitje të armatosur në fshatin Volljak të Klinës.

Sipas policisë, dy persona të panjohur nën kërcënimin e armës AK-47 u kanë grabitur 3000 euro në një pompë të derivateve në këtë fshat dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

“Fsh.Voljak, Klinë 17.09.2024-02:45. Dy viktimat meshkuj kosovarë kanë raportuar se derisa kanë qenë duke punuar në pompën e derivateve, dy të dyshuar të maskuar, nën kërcënimin e armës AK-47 u kanë grabitur 3000 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme