Një tjetër grabitje e armatosur ka ndodhur sonte rreth orës 23:00 në rrugën B, Prishtinë.
Grabitja e armatosur ka ndodhur nga dy persona të maskuar që nën kërcënimin e armëve kanë grabitur një sasi të parave në një nga kazinot në rrugën B.
Metro nga burimet brenda policisë ka mësuar se grabitja e armatosur ka ndodhur nga dy persona të maskuar që me vete mbanin armë të gjata.
Policia tani ka arritur në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin në fjalë. Ndërkaq, në vendin tonë gjatë kohës së fundit numri i grabitjeve është rritur dukshëm dhe ka pasur edhe viktima nga grabitje e mëdha që kanë ndodhur, duke kujtuar rastin në Istog, ku polici Izet Demaj u qëllua nga grabitësi Kamer Metaj deri sa kishte grabitur bankën NLB në mes të qytetit.