Grabitje e armatosur në Prishtinë

Prishtinë | 20 Maj 2020 | 10:54 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Prishtinë ka ndodhur një grabitje e armatosur.

Të dyshuarit kanë arritur të ikin nga vendi i ngjarjes kështu duke kryer grabitjen. Nuk raportohet për të lënduar.

“Viktima mashkull  ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës aty kishin shkuar katër persona të maskuar të cilët nën kërcënimin e armës kishin tentuar të grabisin”.

“Të dyshuarit nuk kishin arritur ta kryenin grabitjen dhe me një veturë ishin larguar nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e PK-së.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme