Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës kanë arrestuar pesë persona të përfshirë në vjedhje të rënda e grabitje me armë.
Sipas raportit ditor, kanë ndodhur tri grabitje, njëra prej të cilave në Prishtinë, ku janë përfshirë shtetas të huaj, të cilët nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur 165 euro, një personi i cili gjithashtu është azilkërkues.
Rastet e tjera kanë ndodhur edhe në Fushë Kosovë e Vushtrri të cilat kanë ndodhur gjatë dy ditëve të fundit në Kosovë.
Detaje nga raporti:
Prishtinë 30.01.2021-16:30.Viktima mashkull Shtetas Algjerian, ka raportuar se duke ecur në rrugë është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj po ashtu azilkërkues dhe nën kërcenim të armës së ftohtë (thikë) ia kanë grabitur telefonin celular dhe njëqind e gjashtë dhjetë e pesë (165)€. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK dhe më pas është liruar. Sipas viktimës të dyshuarit janë Azil kërkues. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.
Fushë Kosovë 29.01.2021 – 02:35. Në lidhje me rastin është raportuar se me 31.01.2020 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer vepra penale grabitje. Gjatë kontrollit në njërën nga shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar, disa gjësende të ndryshme, si rroba të ndryshme maska, dy telefona si dhe nj sasi me substancë narkotike) Me urdhër të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.
Fushë Kosovë 31.01.2021-20:30. Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit në mënyrë të kundërligjshme kanë prerë 12-15 metra kabllo të metalit të bakrit me qëllim të përfitimit. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Vushtrri 31.01.2021-19:01. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy persona të panjohur të maskuar me forcë kanë depërtuar brenda shtëpisë dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një shumë parash, një sasi stoli ari dhe një telefon celular dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.