Dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë kryer një grabitje në Fushë Kosovë.
Sipas policisë, dy viktimat meshkuj kanë raportuar se derisa ishin në një lokal, dy të dyshuar të maskuar nën kërcënimin e armëve ua kanë grabitur portofolat në të cilët kishin para dhe dokumente personale dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Nuk raportohet për të lënduar.