Grabitje me armë në një filial për transfer të parave në Podujevë

Prishtinë | 10 Sht 2018 | 15:03 | Nga

Sot rreth mesditës në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë ka ndodhur një grabitje e armatosur në një filial për transfer të parave.

Ngjarja ka ndodhur pikërisht në orën 12:00, ku nga filiali grabitësit kanë arrit që të marrin një shumë të parave, vlera e të cilave nuk dihet, njofton Klan Kosova.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë disa persona të armatosur kanë kryer një grabitje në një filial të transferim të parave. Policia është duke hetuar rastin dhe identifikimin e të dyshuarve”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme