Persona të maskuar dhe të armatosur kanë kryer sonte një grabitje në Prishtinë. Më herët gjatë ditës, pati grabitje edhe në një institucion mikrofinanciar në Fushë-Kosovë.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Isa Kastrati” të kryeqytetit.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti-Haziraj, tha për KALLXO.com se grabitja e armatosur ka ndodhur rreth orës 21:30.
Shënjestër e grabitjes ishte një market.
“Rreth orës 21:30 kemi pranuar informatën për një grabitje të armatosur e cila ka ndodhur në një market ne rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë“, ka thënë zëdhënësja e Policisë.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilët po merren me rastin.