Një person ka raportuar në polici se të enjten në orët e hershme të mëngjesit, tre persona të panjohur i kanë grabitur orën e dorës një telefon celular dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur në Prishtinë, transmeton Indeksonline.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë.
“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar, se tre person atë panjohur i kanë grabitur orën e dorës një telefon celular dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.