Një rast grabitjeje u paraqit në Policinë e Kosovës në Prizren.
“Ankuesja femër shtetase e huaj, ka raportuar se dy të dyshuar të panjohur kanë hyrë në banesën e saj me ç’rast duke përdor forcë, i kanë grabitur para të gatshme rreth 2000 euro, dhe dy telefona e me pas janë larguar në drejtim të panjohur.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet nga ekipet relevante”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.