Në mesditën e djeshme një person i panjohur ka hyrë në një lokal në Suharekë për grabitje shkruan Ekonomia Online.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ku sipas tyre rastin e kanë lajmëruar tek këta të fundit dy punëtoret e lokalit.
Sipas policisë i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Suharekë 15.12.2021 – 14:35. Dy viktimat femra kosovare kanë raportuar se derisa kanë qenë duke punuar në një lokal, një person i panjohur duke prezantuar një thikë ka tentuar të kryej grabitje, por nuk ka arritur dhe është larguar në drejtim të panjohur. Njësia policore ka arrt të identifikojnë dhe të arrestoj të dyshuarin mashkull kosovar. Si prova materiale është konfiskuar një thikë, një sprej, një palë dorëza, një maskë dhe një palë pantallona. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.