Një grabitje nën kërcënimin e armës ka ndodhur në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se një grua ka raportuar se derisa ka qenë në vendin e saj të punës në një institucion mikro-financiar, aty ka hyrë një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ka grabitur një shumë parash.
Tutje, policia ka bërë të ditur se nuk ka të lënduar dhe se rasti është duke u hetuar.