Adem Grabovci ka arritur në seancën gjyqësore ku do të jetë dëshmitar i Prokurorisë në gjykimin e Fatmir Limajt dhe të tjerëve në rastin e njohur si MTPT.
Seanca e sotme ka nisur në ora 10:00, por Grabovci trashmë është paraqitur në sallë, për shkak se mbrojtja e Limajt kishte kërkuar që të mos dëshmojë sot Grabovci, pasi nuk kanë marrë material dhe provat që Grabovci mund t’i sjell gjatë dëshmisë së tij.
Mirëpo, trupi Gjykues i EULEX-it, ka vlerësuar se mbrojtja ka pasur mjaftueshëm koha t’i shqyrtojë këto materiale.
Prokurori ka nisur marrjen në pyetje të Grabovcit, dhe pyetja e parë që i ka bërë ka qenë se cilës parti politike i takon dhe kur e ka nisur aktivitetin e tij me këtë parti, raporton Gazeta Express.
Grabovci ka treguar se është pjesë e PDK-së dhe se është bashkuar me ta që para themelimit, gjatë themelimit dhe deri më sot.
Grabovci është përgjigjur edhe në pyetjet e prokurorit për pozitat që ka, ka treguar se është deputet i PDK-së në tri legjislatura.
Po ashtu ka treguar edhe për funksionet e tij në parti, si anëtar i Kryesisë, antar i këshillit drejtues, kryetar i partisë në Pejë etj.
“Në vitin 2008-2009, cila ishte pozita juaj ne parlament?”, ka pyetur tutje Prokurori, ndërsa Grabovci është përgjigjur se ka kaluar kohë e gjatë dhe thotë “më duket se kam qenë vetëm deputet”.
Ai tutje është pytur nëse e din se gjatë asaj kohe si janë mbledhur fonde për partinë. Por Grabovci edhe për këtë ka thënë se ka kaluar kohë e gjatë dhe nuk i kujtohet mirë.
Akuza ndaj Limajt lidhet me tenderët për mirëmbajtjen e rrugëve në komunën e Gjilanit.
Adem Grabovci ka qenë zëvendësministër në Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, të cilën e drejtonte Limaj.