Qyteza e Graçanicës ka shpërfillur vendimin e Qeverisës së Republikës së Kosovës për t’i mbyllur lokalet dhe kafenetë shkaku i virusit COVID-19.
Nënkryetari i komunës së Lipjanit, Fauz Xhemajli, ka kërkuar nga institucionet kompetente të marrin masa në qytezën e Graçanicës pasi që bizneset e tyre janë të hapura.
“Derisa po kaloja transit nëpër Graçanicë gjatë së shtunës kam parë se bizneset dhe kafenetë po punojnë pa ndonjë telashe. Kjo po ndodh megjithëse Qeverisë së Republikës së Kosovës ka urdhëruar të mbylljen të gjitha bizneset përjashtimisht ato ushqimore dhe farmacitë. Prandaj është mirë që inspektorët kompetent nga niveli qendror të merren me këtë rast në Graçanicë”, ka thënë për Kohën Xhemajli.