Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka miratuar kërkesën e Komunës së Graçanicës për tërheqjen nga procesi i privatizimit dhe kthimin e pronave në pronësi të komunës për qëllim të realizimit të interesit publik.
Zëvendësministri i Administrimit të Pushteti Lokal, Bashkim Krasniqi, kërkoi që ky propozim të merr miratimin e kabinetit qeveritar, raporton EkonomiaOnline.
LEXO Edhe: Qeveria ndan 30 mijë € për shpenzimet e rivarrimit të heronjve Ahmet Krasniqi e Qazim Jakupi
LEXO Edhe: Marrëveshje për sigurimet sociale me Kroacinë dhe Shqipërinë
“Kërkoj nga qeveria që t’i kthehen për shfrytëzim këto toka komunës, në bashkëpunim me AKP,” deklaroi Krasniqi.
Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se ministritë duhet të kenë në konsideratë edhe kosoton buxhetore.
LEXO Edhe: Themelohet Komisioni Ndër-Inatitucional për Trajtimim e Ekstremizmit të Dhunshëm
“Duhet ta keni në konsideratë që këto vendime duhet me paraqit edhe kosto për komunat. Edhe me i këqyrë a munden komunat me përballu një kosto të tillë,” është shprehur Hamza para kabinetit qeveritar.