Grafite me ngjyrat e flamurit serb në komunat veriore, policia nis hetimet

Prishtinë | 12 Shk 2024 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Në Zubin Potok, Mitrovicë Veri dhe Leposaviq janë shkruar grafite në disa objekte.

Ato bartin ngjyrat e flamurit të Serbisë, e kuqe, e kaltër dhe e bardhë. “Kur ushtria kthehet në Kosovë” dhe “Jeton Brigada e Veriut”, janë disa prej mesazheve të këtyre, transmeton Klankosova.tv.

Lidhur me rastin është deklaruar policia e cila përmes raportit njofton se rastet janë duke u hetuar.

Rastet janë si më poshtë:

Zubin Potok 11.02.2024 – 11:36. Raportohet se persona të panjohur gjatë natës në disa lokacione kanë shkruar grafite me përmbajtje të përçarjes dhe nxitjes së urrejtjes ndër etnike. Rasti është duke u hetuar.

Mitrovicë Veri 11.02.2024 – 10:30. Raportohet se persona të panjohur gjatë natës në disa lokacione kanë shkruar grafite me përmbajtje të përçarjes dhe nxitjes së urrejtjes ndër etnike. Rasti është duke u hetuar.

Leposaviq 11.02.2024 – 11:30. Raportohet se persona të pa njohur gjatë natës në disa lokacione kanë shkruar grafite me përmbajtje të përçarjes dhe nxitjes së urrejtjes ndër etnike. Rasti është duke u hetuar.

Të ngjashme