Banorët e “Unazës së Re”, Shkozës si dhe grupimet studentore, kanë ndezur së fundmi një valë protestash në kryeqytetin shqiptar.
Mijëra qytetarë janë duke protestuar për të mbrojtur shtëpitë e tyre nga shembja pa dëmshpërblim, ndërsa studentët kundërshtojnë rritjen e tarifave universitare, raporton Shekulli.
Saimir Tahiri
Ndërkaq rrugët e Tiranës janë “pushtuar” nga imazhe dhe parulla ku deputetë dhe ish-ministra të qeverisë “Rama” cilësohen si “Narcos”. Edi Rama, Saimir Tahiri, Taulant Balla e të tjerë krahasohen me trafikantin e madh të drogës, Pablo Escobar.