Granit Berisha emërohet Kryetar i Degës së PDK-së në Kamenicë

Prishtinë | 13 Pri 2022 | 17:43 | Nga Ekonomia Online

Në vazhdën e reformave dhe të konsolidimit të Partisë Demokratike të Kosovës, në pajtim me vendimin e mbledhjes së fundit të Këshillit Drejtues të PDK-së, si dhe në bazë të nenit 31 të statutit, Kryesia Qendrore e PDK-së, në mbledhjen e mbajtur sot, ka emëruar udhëheqësinë e përkohshme në Degën e PDK-së në Kamenicë, me kryetar z. Granit Berisha.

Përveç kryetarit të ri të Degës, Kryesia Qendrore po ashtu ka emëruar edhe përbërjen e re të anëtarëve të Kryesisë së Degës së PDK-së në Kamenicë me këtë përbërje: Rabit Dermaku – Nënkryetar, Jona Arifi – Nënkryetare, Shpend Vllasi – Sekretar i Përgjithshëm, Amire Rexha – Kryetare e GDK-së, Enis Rrudhani – Kryetar RDK, Bleta Hoxha – Anëtare, Dritan Maliqi – Anëtar, Fakir Spahiu – Anëtar, Festim Poroshtica – Anëtar, Fisnik Berisha – Anëtar, Ibadete Bunjaku Ahmetaj – Anëtare, Kimete Kryeziu – Anëtare, Mevlush Kallaba – Anëtar, Pajtim Gagica – Anëtar, Rrezarta Krasniqi Maliqi – Anëtare, Valdrin Krasniqi – Anëtar, Vigan Kastrati – Anëtar.

Sipas vendimit të Kryesisë Qendrore të PDK-së, kryetari i ri i Degës dhe anëtarët e Kryesisë, kanë përgjegjësi të konsolidojnë të gjitha strukturat partiake në Komunën e Kamenicës si dhe kanë mandat deri në mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta brenda PDK-së.

Me këtë rast, kryetari i ri i Degës së PDK-së në Kamenicë z. Granit Berisha, ka falënderuar Kryesinë Qendrore të PDK-së për besimin e dhënë atij dhe Kryesisë së re të PDK-së në Kamenicë dhe është zotuar që bashkë me të gjithë anëtarët e Kryesisë së PDK-së në Kamenicë do të punojnë për të reformuar dhe forcuar të gjitha strukturat e PDK-së në të gjitha lokalitetet e Komunës së Kamenicës.

Kryetari Granit Berisha, me këtë rast falënderon të gjithë anëtarët e Kryetssië së deritashme të PDK-së në Kamenicë si dhe ish-kryetarin e Degës, z. Bajram Dermaku për angazhimin dhe punën e deritashme në udhëheqjen e Degës së PDK-së në Kamenicë.

Kryetari Berisha, bashkë me anëtarët e Kryesisë së re të Degës së PDK-së në Kamenicë do të filloj menjëherë me punët që e presin PDK-në në Kamenicë për të punuar pandërpre në konsolidimin e plotë të Degës, ndërsa me këtë rast, fton të gjithë qytetarët e Komunës së Kamenicës që të angazhohen politikisht dhe t’i bashkohen vizionit të Partisë Demokratike të Kosovës si parti shtet-ndërtuese dhe shtet-formuese.

Të ngjashme