Futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka, krahas karrierës profesionale është mjaft i komentuar edhe për jeten personale.
Ai për më shumë se tri vite është i martuar me bukuroshen Leonita Lekaj, ndërsa të njëjtit shijojnë lidhjen prej gjashtë vitesh.
Këtë së fundmi e ka bërë të ditur vet Xhaka përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në InstaStory.
“Gjashtë vite me dashurinë e jetës time. Mezi po pres që të bëj edhe më shumë kujtime me ty”, ka qenë mbishkrimi sipër një kolazhi fotografish.
Çifti po ashtu ditë më parë në rrjete sociale njoftuan se janë në pritje të fëmijës së dytë.
Graniti dhe Leonita ndërkohë janë prindër të një vajze të quajtur, Ayana.
Ata prej një kohe të gjatë jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, aty ku edhe Graniti zhvillon karrierën e tij.