Granit Xhaka kërkon falje pas gabimit të sotëm

Prishtinë | 06 Mar 2021 | 18:47 | Nga Ekonomia Online

Gabimi i Granit Xhakës rezultoi me humbje të dy pikëve të rëndësishme për Arsenalin, që barazoi me Burnleyn me rezultat 1:1.

Mesfushori i Arsenalit, Xhaka ka reaguar pas atij gabimi duke kërkuar falje.

“Unë i mbaj duart lart për golin e tyre dhe më vjen keq për gabimin. Ky është futbolli dhe tani ndihem po aq i frustruar sa të gjithë ju” – shkroi Xhaka në profilin e tij në Facebook.

Ai gjithashtu u vërshua nga komentet negative dhe sharjet e fansave. 

Të ngjashme